Ajka feston sot ditëlindjen dhe babi Besi me mami Xhensilën nuk mund të ishin më të lumtur.

Ata kanë ndarë urimet e tyre të veçanta në Instagram, duke na ngrohur zemrat.

Aktori i njohur i humorit ka publikuar një foto të vjetër të vajzës së tij kur ishte ende e vogël dhe i ka vendosur syzet e tij vogëlushes dhe ka realizuar një foto fantastike që do të mbetet një kujtim i bukur për të dy.

Ndërsa Xhensila ndau këtë super video.


Po ashtu, çifti i njohur është kujdesur të organizojë një super festë në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalëzit për të cilën duket se kanë menduar çdo gjë në detaj.

Ajka e vogël dhe mami Xhensila shihen të veshura matchy-matchy me fustane pink, teksa në videot e tjera shihet Ajka me fëmijë dhe pamje nga zbukurimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re