Sokol Koçeku, ciceroni i “Kullës së Pajtimit” rrëfen mënyrën se si dy familje na hasmëri me njëra-tjetrën vepronin për të shuar konfliktin mes tyre. Ai thekson se simbol i paqes ishte djepi, si përfaqësues i brezave të ardhshëm, si dhe një fëmijë i gjinisë mashkull, që simbolizonte trashëgiminë dhe vijmësinë e atij brezi.

 

“Për t’u afruar kemi djepin, simbol i paqes për shqiptarët. Kur dy palët ishin ballë për ballë me njëra-tjetrën, me anën e pleqve nga të dyja palët, iu merrte fëmija atij që kishte bërë krimin nga farefisi, sepse duhej të ishte çun, sepse çuni ishte trashëgimtar me Kanun të Lekë Dukagjinit”, thotë ai. “Personi që kishte bërë një vrasje, pleqtë nuk shkonin tek ai që është në gjak, por te ky që ka për të marrë gjak dhe neogiconin me të, por jo se ia falnin me sekonda, sepse është e vështirë t’ia falje me sekonda një vrasje. Plaku i thoshte e di se nuk doni të ia falni, por a keni qejf të dini përse e ka vra. Nëse dikush thotë po, që normalisht dikush do thotë, atë person ka sjellë këtu dhe ajo familje ka qenë në besë të pleqshve dhe personi ka ardhur deri në 15 ditë”, thotë ai.

 

Sipas tij, ktradita e 15 ditëve ishte për të marrë më nga afër se si funksiononte procesi i pajtimit edhe në rastet e tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re