Në përditësim të informacioneve të dhëna pak më parë për Fax News ku raportoi se 3 persona kishin vdekur dhe 6 të tjerë ishin plagosur, kryeredaktori i “Epoka e Re” Mal Qorraj, ka dhënë një tjetër prononcim për Fax News.

Me anë të një lidhje direkte për studion e Fax News, Qorraj ka bërë me dije se gjatë momentit të sulmit drejt autobuzit në Deçan kanë qenë të pranishëm 8 persona. Më tej shtoi se kishte nxënës të cilët ende nuk ishin gjetur dhe që mendohet se ja kanë mbathur të frikësuar pas sulmit të bërë.

Qorraj: Sipas raportimeve në autobus kanë qenë 8 persona. Sipas policisë po ashtu thuhet se drejt autobuzit kanë gjuajtur me armë 2 persona të armatosur. Ka nxënës të cilët ende nuk janë gjetur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re