Skip to content

Brenda një prej qyteteve më të nxehta të globit, ku temperaturat kapin 51 °C

Screenshot 24 2

Përgjatë javëve të fundit qytetarët në Evropë kanë provuar temperatura ekstreme të të nxehtit. Në Portugali e Spanjë temperaturat kapën disa herë shifra prej 47 gradësh celcius, ndërsa në veri të kontinentit, shumë britanikë mbetën të shastisur kur në vendin e tyre temperatura shkoi 41 gradë celcius e disa segmente asfalti nisën të shkrijnë.

Por temperaturat në Europë nuk janë “hiçgjë” kur i krahason me këtë qytet të varfër, atje ku njerëzit janë të detyruar të punojnë veçse natën, pasi gjatë ditës mund të ndërrosh jetë prej të nxehtit.

Screenshot 24 2

Qyteti quhet Jacobabad dhe përgjatë korrikut temperatura mesatare ishte tek 41 gradët celcius. Shumë qytetarë të qytetit pakistanez ndërruan jetë këtë verë si pasojë e të nxehtit të jashtëzakonshëm. Shpesh temperatura në këtë qytet prej afro 300 mijë banorësh kap 51 gradët.

Një temperaturë seriozisht ekstreme dhe e rrezikshme për jetët e njerëzve, duke patur parasysh se në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një ndër vendet më të nxehta të planetit, temperatura arrin 56.7 gradë.

E të tilla temperatura në qytetin e Jacobabad-it, janë shembulli më i qartë sesa e rrezikshme është jeta nën të nxehtin përvëlues.

Screenshot 25 3

Në këto kushte, shumë banorë të qytetit vendosin që ta kthejnë përmbys jetën gjatë verës, duke bërë ditën natë dhe e anasjellta. Puna zhvillohet natën kur është më fresk, ndërsa plot të tjerë mbledhin rrobat e largohen fare nga qyteti për të jetuar në ndonjë qytezë apo fshat pranë.

Dehidrimi dhe vapa janë veçanërisht të vështira për gratë me fëmijë të vegjël, ndërsa nëpër rrugët e vendit ka plot njerëz që dalin për të shitur ujë.

Screenshot 26 3

Burimi: Mirror