Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi ka njoftuar se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti tragjik në Turqi ka mbërritur në 62. Ndërkohë, nga 920 persona të plagosur, 722 prej tyre kanë dalë nga spitali ndërsa 218 vijojnë trajtimin e tyre.

Pasgoditjet vijojnë që prej të premtes dhe deri tani janë regjistruar 947 të tilla, nga të cilat 43 ishin me mangitudë mbi 4 të shkallës Rihter.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca deklaroi se po vijon puna për të nxjerrë personat nën rrënoja. Deri tani, është shpëtuar jeta e 104 personave. Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në provincën bregdetare të Egjeut të Izmirit, ndërsa me kalimin e orëve shpresa që të nxiren njerëz të gjallë vjen duke u shuar. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re