Inxhinieri Abdulla Diku i ftuar në “Fax News” ka folur për problematikat e pyjeve dhe keqmenaxhimin e zjarreve në vendin tonë.

Në ditën ndërkombëtare të pyjeve, Diku deklaroi se prej 8 vitesh Shqipëria po vuan shumë pasi janë shkrirë të gjitha strukturat pyjore dhe gjithçka i kaluar në administrim bashkive. Gjithashtu Abdulla Diku deklaroi se keqmenaxhimi i pyjeve mund të rrezikojë Shqipërinë që brenda pak vitesh të bëhet vendi i parë në Europë pa pyje.

Në sektorin e pyjeve nuk kemi një situatë të mirë. Problemi kryesor ka filluar që në vitin 2014 ku u mor vendimi i administrata që strukturat pyjore tu shkrihen dhe autoriteti i kaloi bashkive. Bashkitë e tjera e kanë të pamundur për të menaxhuar pyet , pasi duhet të investohet dhe më pas të marrësh, rreth 800 specialistë pyjesh u pushuan nga puna. Bashkitë në vend të merrnin stafe dhe specialistë të pyje marrin njerëz të pa specializuar që s’kanë lidhje me pyjet. Pyjet për 8 vite janë jashtë çdo lloj menaxhimi, zjarret e mëdha shihet sa e rrezikuar është situata e fondit pyjor shqiptar që ka rënë me 30%. Pas 5-6 vitesh ne do të jemi vendi pa pyll, duke u bërë vend i parë europian.

Shqipëria ka qenë vendet më të pasura me pyje, në kohën e Enver Hoxhës u prenë pyjet për tu konvertuar në taka bujqësore, dhe faza e dytë pas 90’ vëmendja për pyjet ishte e neglizhuar i lënë pas dore. Rreth 30-40% e banorëve në zonën malore ngrohen nga ky sektor.

Investimet janë 100 mijë dollarë në vit në të gjithë Shqipërinë. Ne nuk bëjmë as 1/100 atë që duhet të bëjmë. Gjatë vitit  të fundit kemi fond inekzistent. “Dopio gjashta” në dorë i ngeli bashkive e cila nuk ka kapacitete financiare për ti menaxhuar. Aktualisht nuk ka përmirësim menaxhimit të pyjeve pasi nuk angazhohen njerëz të pa specializuar, ka fare pak njerëz në terren prandaj nuk menaxhohen zjarret në pyje. Koha është efekt kryesor për menaxhimin e zjarrit. Keqmenaxhimi i situatës zjarri në tunelin e Kalimashit u la disa ditë dhe nuk u parandaluar dhe kur u përhap ishte e pamundur të ndaleshe”, tha Diku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re