Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ka folur për situatën e vështirë që po përjeton opozita shqiptare për shkak të përçarjes së Partisë Demokratike.

Mërtiri kërkon që PD-ja të lërë pas të shkuarën dhe brenda saj të lindë atë që ai e quan “embrioni i ri” që do t’i japë shpresë shqiptarëve por duke larguar “xhaketat e vjetra” që janë konsumuar këto 30 vite tranzicioni. Në të kundërt sipas Mërtirit, PD-ja rrezikon të bëjë vetëvrasje politike duke u zhdukur si parti opozitare.

“Mbyllja e një cikli është më shumë si një rezistencë e një cikli për të mos u mbyllur. Një përpjekje e “Xhaketave të vjetrave” të konsumuar sic janë personat që po përmendim, që nuk duan të lëshojnë karrigen. Berisha ka 30 vite që nuk e lëshon karrigen por nuk e kuptoj cfarë po kërkon ai pasi ka fituar dhe ka bërë të gjitha dhe rrezikon që gjithë historinë tënde ta njollosësh me atë që bën tani. Gjithashtu është një eskortë njerëzit që shoqërojnë Berishën pasi kanë dekada në politikë dhe është shumë që ata kanë qenë aty dhe vazhdojnë të jenë aty. Ka një përpjekje të shoqërisë për të mos pranuar këtë tranzicion 30 vjecar. Basha ka probleme pasi ai përfaqëson të vjetërën por ai ka një vullnet për të bërë dicka ndryshe. Midis të vjetrës dhe ata që kërkojnë të përmbysin të vjetrën unë jam me ata që duan ta përmbysin të vjetrën për të shpëtuar nga të vjetrit.

Unë mendoj se është domosdoshmëri për opoiztën që të transformohet. Nuk mund të vish në pushtet duke këmbëngulur në fanatizëm ashtu sic je. Në 2013 je ndëshkuar me 1 milion vota kondor, ky model politik. Ti nuk mund të kërkosh të vish në pushtet në modelin që isha dikur për shkak se Rama doili i keq. Kjo e shkatërron PD-në dhe duhet të reformohet dhe koha ka ndryshuar. Partia politike nëse duhet të mbijetojë dhe të qëndrojnë duhet ti përgjigjet realiteteve të reja.

Ne rrezikojmë që nëse kjo parti zhduket atëherë ky pushtet që sot është autokratik në nivel të frikshëm jo të vogël, ky do të konsolidohet plotësisht dhe ky nuk do të lejojë asnjë emrion që të lindë. Një parti e vogël është e lehtë ta vrasësh prandaj kjo është pengmarrja që na ka bërë kjo klasë politike që kemi mbetur për 30 vite. Ky është realiteti. Në këto kushte unë do të doja që ky embrioni i ri të lindë brenda forcës ekzistuese për shkak se e ka shtratin e mbrojtur. Por sic po shkojnë gjërat ata po shkojnë drejt vetëvrasjes politike duke shkatërruar PD-në”, tha Mërtiri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re