Kukësi i nëndheshëm, apo vendstrehimi i ndërtuar dekada më parë nga regjimi monist, për të strehuar aty më shumë se 30 mijë banorë, qeveria shqiptare pritet që ta rikthejë në atraksion turistik.

Bashkia e Kukësit, pala më e interesuar për këtë qëllim, i ka dërguar
një informacion të detajuar qeverisë, ku ka kërkuar shfrytëzimin e
këtij vendstrehimi për turizëm historik

“Qyteti nëntokësor“ apo njërit prej vendstrehimeve më të mëdha në
rajon, të fortifikuar për t’u bërë ballë shpërthimeve atomike, pritet të
shfrytëzohet për qëllime historike por kërkohet mbështetje për
mirëmbajtjen e tij dhe rikthimin në atraksion.

Ky vendstrehim është 30 metra nën tokë dhe përbëhet nga shkallët në
formë rrethore, kryqëzime e tunele si një labirint. Për Kukësin
nëntokësor është punuar gati 20 vite ndërsa janë  shpenzuar miliarda
lekë.

Në përbërje të tij është një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën. Ky qytet i nëndheshëm lidhet me qindra pallate të qytetit, ku secili prej tyre ka një hyrje drejt tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re