Miliona persona ndërrojnë jetë çdo vit nga sëmundja më e tmerrshme, siç është ajo e kancerit.

Kërkimet për gjetjen e medikamenteve kuruese për këtë sëmundje nuk kanë munguar, por për fat të keq asgjë nuk është konkretizuar.

Së fundmi, një grup shkencëtarësh nga Izraeli pretendojnë se gjatë këtij viti mund të shkojnë drejt zbulimit të kurës që shëron kancerin.

“Ne besojmë se brenda një viti do të arrijmë shërimin e plotë nga kanceri,” tha Dan Aridor për gazetën “Jerusalem Post”. shkruan noa.al. “Kura që ofrojmë e nis ndikimin që në ditën e parë, zgjat pak javë dhe nuk ka thuajse asnjë efekt anësor”, tha ai.

Ky do ishte një lajm i jashtëzakonshëm për miliona të sëmurët me kancer.

Terapia që pretendojnë shkencëtarët ka funksionuar te minjtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re