Të shtëna me armë në Lezhë.

Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se shënjestër kanë qenë dy persona nga Miloti me mbiemrin Preci.

Sic mund ta shihni nga pamjet tip “Mercedes Benz ML” ka dalë nga rruga si pasojë e tentativës së 30-vjeçarit për t’ju shpëtuar plumbave. Në vendin e ngjarjes po kryehen veprimet hetimore, pasi ekspertët kanmë vendosur një perimertër siguria.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit.

Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re