Zona e Devollit goditet rëndë në bujqësi nga rreshjet e breshërit.
Stuhia e shkaktuar pasditen e së mërkurës ka lënë pasoja në fshatrat e Devollit ku regjistrohen dëme të mëdha në prodhimet bujqësore.
Sipas të dhënave, fshatrat më të prekur nga breshëri janë në Njësinë Administrative Progër dhe sidomos në Vranisht d Pilur. Dëme të konsiderueshme janë regjistruar edhe në Njësinë Administrative Qëndër si në Tren, Bitinckë e Bilisht.
Të goditura nga breshëri janë edhe fshatra të Njësisë Administrative Hoçisht në fshatrat Eçmenik,Stropan, Baban, Gracë etj.
Ende nuk ka ndonjë bilanc të përgjithshëm nga rënia e breshërit në rrethin e Devollit, por fermerët shprehen për humbje të rënda dhe masive të prodhimeve bujqësore që u çojnë dëm një sezon të tërë.
Kulturat bujqësore më të prekura nga breshëri kanë qënë ato të mollës, misrit, fasules dhe grurit.
Sipërfaqe të mbjella me grurë janë rrëzuar e shtrirë përtokë vetëm disa ditë para korrjes.
Banorë të fshatit Baban, një nga më të prekurit nga breshëri, thanë se kjo është hera e dytë që goditen nga rreshjet duke pësuar humbje në pjesën më të mëdha të kulturave bujqësore.