Skip to content

Breshëri i pazakontë dëmton serat dhe agrumet në Lushnjë

Breshëri i konsiderueshëm që zgjati për më shumë se 40 minuta diten e premte, ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme në Njësinë Administrative Hysgjokaj në Lushnjë.

 

Banorët thanë për gazetarin e Vizion Plus Hilmi Saliaj se një breshër i permasave te tilla nuk ishte pare asnjëherë.

 

Sipas tyre dëmet jane shkaktuar në mbulesat e serave, agrume dhe ullinj.

 

Fermeret e dëmtuar thanë se dëmi është teper i madh.

 

Perballe kësaj situate ata apelojne njezeri per ndihme nga institucionet shtetërore.