Një breshër i pazakontë përfshiu disa fshatra të njësisë administrative Gjergjan në Elbasan.
Pas 24 orësh ende në strehët e shtëpive dhe serave shihen masa të patretura, c’ka dëshmon intensitetin e lartë. Fermerët e zonës kanë pësuar dëme të konsiderueshme sa i takon të mbjellave të stinës të cilat kanë qenë të pambledhura, sic janë duhani, ullinjtë , agrumet, hurmat, por edhe në sera dhe të mbjellat jashtë. Sipas tyre me këto të mbjella mbajnë frymën.
“Kemi shumë dëme nga breshëri, duhani që patëm aty u prish. 2 dylim duhan m,und të merrja 200 mijë deri në 1 milion lekë”, tha fermerja.
“Breshëri dëmtoi ullirin. Ullishten e kisha kati për ta vjelë edhe duhanin. Këtë herë më ka prekur shumë”, u shpreh një fermere tjetër.
Drejtoria e bujqësisë ka nisur verifikimet në terren, duke komunikuar me fermerët për të evidentuar dëmet./faxweb
