Subscribe

Fermerët e Korçës, Devollit dhe Maliqit kanë protestuar këtë të premte para zyrave të drejtorisë së bujqësisë së Korçës për humbjen e prodhimit të mollës nga breshëri i rënë vetëm pak ditë më parë në pjesën më të madhe të fshatrave .

 

Ata thanë se në rast se qeveria nuk iu gjendet dhe këtë vit afër, e vetmja rrugë që ju mbetet është largimi

 

“Sipërfaqja ime e dëmtuar është 4 hektarë , jemi të shkatërruar dhe presim ndihmë nga qeveria.”

 

“As djersën tonë nuk po e marrim, na ka ardhur në majtë hundës.  Këtë vit jemi zero, kemi ngelur pa kokërr leku.”

 

Nga ana tjetër drejtori për  bujqësinë Vullnet Gjolla thotë se ministria e linjës ka mbështetur herë pas here fermerët me rrjeta antibreshër, ndërkohë që ju ka kërkuar atyre të sigurojnë prodhimin, përfshirë dhe sipërfaqet me mollë.

 

VULLNET GJOLLA

DREJTOR I BUJQËSISE

“Fermerët përveçse duhet të aplikojnë në rrjetat antibreshër duhet të sigurojnëpemëtoret e tyre, sepse ka hapësira me skema të ndryshme për ndihmë.

 

Në qarkun e Korçës janë të mbjella më shumë se 3100 hektarë me mollë, nga të cilat vetëm në bashkinë e Devollit ku dhe dëmet janë më të mëdha janë më shumë se 680 hektarë.

 

Zyrtarisht pranohet se dëmi nga breshëri shkon deri në 40%, ndërkohë që fermerët thonë se deri në 80% të sipërfaqeve me mollë është shkatërruar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re