Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Vlorës mëngjesin e kësaj të diele. Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa gjendeshin në një makinë tip Benz.
 
Dy personat e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Sipas raportimeve paraprake atentatorët, të cilët janë të paidentifikuar, kanë dalë nga një makinë, kanë hapur zjarr e më pas janë larguar.
 
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re