Një makinë është qëlluar me breshëri kallashnikovi gjatë natës në Zhupan të Fierit.

 

Automjeti i tipit “Benz” ishte parkuar pranë një pike karburanti, në momentin kur u qëllua me 98 fishekë.

 

Siaps policisë, automjeti është në pronësi të shtetasit A.B., banues në Zhupan.

 

Automjeti ishte parkuar prej më shumë se një muaji në pikën e karburanit pasi ishte nxjerrë në shitje.

 

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re