Koha e keqe me reshje të dendura bresheri, ka shkaktuar para pak minutave aksident në hyrje te qytetit te Gjirokastres ne aksin Gjirokaster-Tepelene. Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e unazes se qytetit ne lagjen “Gërhot” kur një autoveture me targa AA027OY e cila vinte nga Tirana ne drejtim te Gjirokastrës, është përplasur me borduren metalike ne kushtet e rrëshqitjes nga rruga e ngarkuar me breshër.

Për pasoje drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime në gjymtyrë dhe është dërguar me urgjencë ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres. Nuk dihet ende gjendja shendetesore e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re