“CFO Pharma” e biznesmenit Nadir Çausholli është sulmuar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar, të cilët raportohet e kanë qëlluar në drejtim të kompanisë farmaceutike nga automjeti në lëvizje.
Autorët kanë shënjestruar vetëm fasadën e katit të fundit të kompanisë “CFO Pharma”, duke ngritur dyshimet se ka qenë një mesazh paralajmërimi për biznesmenin Nadir Çausholli, raporton gazetari Ilgi Çelmeta.
Të paktën 34 herë janë qëlluar në drejtim të biznesit. Brenda mjetit raportohet se kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre ka pasur rolin e qitësit, ndërsa tjetri drejtonte makinën.
Vijon…