Në brigjet e Vlorës (Orikum) është kapur një breshkë e llojit Kareta Kareta. Breshka e rrallë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve dhe ka një peshë prej 23 kilogramësh.

Me uljen e temperaturave përgjatë vjeshtës, breshka ka udhëtuar në kërkim të vendeve më të ngrohta.

Momentalisht specia e rrallë po mbahet në qendrën e peshkimit në Orikum, e për mirqenien e saj po kujdesen specialistët. Breshka do të dërgohet në Turqi më tutje për arsye studimore. Ky lloj i breshkës mund të jetojë në më shumë se 100 vite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re