Mbretëria e Bashkuar po e lë Bashkimin Evropian me një përzierje gëzimi, zemërimi dhe indiferentizmi, duke shkuar në të panjohurën në një nga goditjet më të mëdha deri më tani në përpjekjen e Evropës për të realizuar një unitet mbi rrënojat e Luftës së Dytë Botërore – komenton Reuters.

Flamuri i BE-së u hoq këtë të premte nga Përfaqësimi i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar në Bruksel, një veprim simbolik përpara daljes së vendit nga Unioni.

Në mesnatë, BE do të humbasë 15 përqind të ekonomisë së saj, konsumatorin e saj më të madh ushtarak dhe kapitalin financiar ndërkombëtar – Londrën.

Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar duhet të fillojë kursin për gjeneratat e ardhshme.

Kryeministri britanik Boris Johnson feston daljen e tij nga BE me verë të gazuar angleze.

“Ky një moment i një ripërtëritjeje he ndryshim të vërtetë kombëtar”, vuri në dukje Johnson, një nga udhëheqësit e fushatës së referendumit për daljen nga BE 2016.

Udhëheqësja më e fuqishme evropiane, Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se ishte një “pikë kthese” për BE-në, por që Gjermania dëshironte të mbetet një partner dhe mik i britanikëve.

Presidenti francez Emmanuel Macron, me një fjalim në televizion shënon atë që e quan “një ditë të trishtuar dhe historike”, dhe pritet të shpjegojë se çfarë do të thotë Brexit për Francën dhe të sigurojë francezët se ai do të mbrojë interesat franceze dhe BE-në në bisedimet e ardhshme – siç tha zyra e tij.

Nga Uashingtoni, tha se britanikët donin të shpëtonin nga “tirania” e Brukselit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re