Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, njoftoi se kanë shkatërruar një tank të ushtrisë izraelite në veriperëndim të Gazës.

“Brigadat Kassam shkatërruan me raketën Yasin 105 një tank (izraelit) që i përkiste komandës së njësisë së blinduar në veriperëndim të qytetit të Gazës”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Brigadave Kassam në Telegram.

Ndërkaq, në një deklaratë tjetër të bërë nga Brigadat Kassam, thuhet se janë lëshuar një seri raketash ndaj bazës ushtarake Raim që ndodhet në mes të vendbanimeve hebreje në kufirin me Rripin e Gazës.

Në anën tjetër, edhe Brigadat Al-Quds (Sarayya), krahu ushtarak i Xhihadit Islam, njoftuan se kanë lëshuar raketa ndaj dy vendbanimeve hebreje në kufirin e Rripit të Gazës.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re