Brigitte Macron ka shprehur pakënaqësitë e saj në një intervistë për të përjavshmen L`Express, duke thënë se burri i saj, Emmanuel punon më shumë sesa duhet. Ajo thotë se mesazhet në orën 2 të mëngjesit, mbledhjet në mesin e natës si dhe telefonatat e ministrave që vibrojnë mbi komodinë e kanë bërë presidentin të mos punoj mjaftueshëm.
Por situata  e ka shqetësuar zonjën e parë, Brigitte Macron, e cila i rrëfeu pakënaqësitë e saj për të përjavshmen “L`Express”: Macron duhet të kujdeset më shumë për veten”– tha ajo. Shpesh darkat me politikanë përfundojnë pasmesnate, dhe në këtë pikë, shkruan gazeta duke përmendur disa raste, Macron kthehen në studion e tij ose në dhomën e gjumit sërish duke lexuar ose shkruar fjalime për ditën e nesërme.
Me pak fjalë, Brigitte tregon se ai nuk ndalet kurrë duke punuar: Kur nuk bën asnjë nga këto ai kontakton bashkëpunëtorët, ministrat e kështu me radhë, thotë ajo. Një nga bashkëpunëtorët e tij thotë se javën e kaluar, Macron e zgjati darkën zyrtare me delegacionin italian deri në orën 2.30 të mëngjesit. Të gjitha këto vonesa dhe përkushtim të bashkëshortit ndaj punës po i vuan më shumë 64 ­vjeçarja, ish mësuesja e presidentin 39­ vjeçar. l.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re