Briken Calja fiton titullin Kampion Europe duke fituar tre medalje të arta në Europianin e Rumanisë. Kjo është një mënyrë e mirë për të zbardhur faqen e peshëngritjes shqiptare, e cila gjendet në një vorbull turpi muajt e fundit.
Dalja pozitive e Romela Begajt në testin e anidoping i hoqën asaj medaljet në botërorin amerikan. Pas saj Shqipëria humbi mundësinë e zhvillimit të Europianit në Shqipëri ndërsa presidenti i FSHP është dorëhequr dhe në fillimin e prillit priten zgjedhjet e reja.
Ndërsa në prag të zhvillimit të Europianit edhe Evangjeli Veli doli pozitive me doping ndërsa Erkand Qerimaj nuk u bë pjesë e garave për shkak dëmtimi.
Por gara e Caljes ka qënë fantastike duke entuziasmuar ata pak shqiptar që gjendeshin në Bukuresht. Fillimisht ai fiton medaljen e artë në në stilin e shkëputje me 146 kg dhe më pas në atë të shtytjes me 175 kg. kështu ai ia ka dalë të fitoj edhe medaljen e artë në dygarësh me 321 kg duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit, si kampioni i ri i Europës.
Por në garën për peshën 69 kg ishte edhe peshëngritësi tjetër Arbër Çerçizi, i cili nuk ia ka dalë dot të bëj një figurë të mirë.
Të vetmit që kanë mbetur në garim janë Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj./Berati.TV

