Skip to content

Brilante! Fjalët për gruan që duhet t’i lexojë çdo burrë…

Brilante Fjalët për gruan që duhet t’i lexojë çdo burrë…

Duaje gruan tënde, duroje dhe kur ajo të bën të ndihesh keq; nëse ajo hidhërohet, kuptoji arsyet e hidhërimit të saj. Gruaja ka nevojë për burrin e saj. Veçanërisht, kur ajo ndihet thellësisht e dobët përballë burrit të vet.

Qëndroji afër, jo vetëm kur je i gëzuar prej saj, por edhe kur je i zemëruar prej saj. Dhe mos e braktis, mos e braktis! Gruaja ka nevojë për përkëdheljen dhe mbështetjen e burrit të vet, siç ka nevojë burri për buzëqeshjen e gruas së vet.

Ajo di ta ruajë zemrën e burrit të vet nga shqetësimi, mësohu edhe ti ta ruash zemrën e saj të mos shqetësohet!

Dhe thuaji fjalë të bukura, jo thjesht për ta joshur, por për t’i thënë se ajo është e dashura jote. E fjalët, le të shoqërohen me sjellje të bukura, e me dhurata të çmueshme. Dije se, ajo për fëmijët e saj, edhe nëse syri i fle, zemra jo. Ti je ëndrra e saj. Kulmi i shtëpisë, kurora e saj. Ruaje atë, dhe sillu ëmbël, me butësi e mirësi!

Nuk është rrugë, të shtypet duke ecur, e të shkelet! Është si një lule; e butë, e njomë, e bukur dhe e ndjeshme; ndaj përkujdesu për të, dhe bëje zemrën tënde kopsht të saj. Dhe ruajeni njëri-tjetrin!

Ecni bashkë, të bashkuar, edhe kur jeni të lënduar! Do të agojë momenti i bukur, do t’ju rikthehet ngrohtësia e prekjes dhe shndritja e buzëqeshjes…

/shkollaesuksesit.com