Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranë, Ervin Bushati, deklaroi në emisionin “A Show” të Adi Krastës, se qeveria shqiptare do të vijoë të marrë borxh, në mënyrë që ekonomia dhe shëndetësia të shpëtohen.

Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar Briseida Shehaj nga rradhët e LSI-së, e cila ndërhyri me anë të një lidhje direkte.

Shehaj tha se borxhi po merret për të paguar inceneratorët, duke mos qenë në punë.

“Të dëgjoj unë nga një ekonomist, të thotë që qeveriset me bidjen për të marrë borxh për të shpatuar njerëzit,dhe pastaj merret borxh për të paguar inceneratorët, që nuk  janë ndërtuar akoma, kjo është skandaloze.

Ky është një keq administrim, që po i bëhet buxhetit të shtetit. Mos fshihemi, kam qenë pjesë e atij ekipi edhe unë dikur. Por, ky është i gjithi një keq administrim që po i bëhet këtij vendi”, tha Shehaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re