Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj, deklaroi se Sali Berisha ka treguar që ka mbi 70 për qind të bazës së partisë pas vetes.
Shehaj u shpreh se ata që janë të mbyllur në selinë e PD, duke iu referuar grupit të Bashës, nuk do të qëndrojnë dhe shumë gjatë pasi janë një pjesë e dështuar politikisht.
“Berisha tani i ka të gjitha. Në finale do mbizotërojë demokracia, edhe pse jemi në Rilindje, jemi gati- gati në komunizëm që e quajmë Rilindje. Do mbijetojë më i forti, që ka bazën dhe ka votat”-tha Shehaj.