Pa të ëmën e cila po sulmohej nga një burrë. Ky i fundit mbante një thikë në dorë e nisi të godasë gruan. Djali vrapoi për të shpëtuar nënën, e në përleshje me agresorin mori plagë që i kushtuan jetën.

Kështu ka ndodhur pak ditë më parë në Britani, ku një 15 vjeçar i identifikuar tashmë si Jakub, sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar nënën, e quajtur Katarzina Bastek. Siç raportuan mediat lokale, 15 vjeçari ka parë të ëmën 40 vjeçe të sulmohej dhe ka shkuar t’i shpëtojë jetën.

Pasi ka marrë lëndime serioze në trup, 15 vjeçari është dërguar në spital ku ka ndërruar dhe jetë. Nëna e adoleshentit po njëlloj ndodhet në spital, pasi ka marrë goditje me thikë.

Siç bënë me dije autoritetet, një 44 vjeçar është arrestuar si autori i dyshuar i krimit. Autori e gruaja kishin njohje mes tyre, por mbetet ende mister për hetuesit se përse 44 vjeçari ka shkuar të sulmojë gruan.

Ndërkoë familja e 15 vjeçarit të ndjerë u shpreh përmes një deklarate: “Jakub ishte një djalë i dashur që bënte shumë miq për shkak të natyrës së tij miqësore. Ai për ne do të mbetet një hero”

Zyrtarët e policisë nga ana e tyre u shprehën: Jemi ende duke vijuar hetimet dhe arrestimi i të dyshuarit është një hap i madh në zgjidhjen e ngjarjes dhe për t’i dhënë përgjigje një familje që është në zi. Një adoleshent që kishte jetën e tij përpara, tragjikisht e humbi atë. Një nënë në zi, e cila jo vetëm humbi të birin por po rikuperohet nga një skenë thellësisht traumatike”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re