megjithatë nuk mund të bëhet kurrë një e drejtë për të shkelur qëllimisht ligjin ndërkombëtar për mbrojtjen e civilëve ose për të kryer krime lufte”.

Veprimi i Hussainit pasoi dorëheqjen e më shumë se 10 drejtuesve të Këshillit të Partisë Laburiste dhe të paktën 330 këshilltarëve për shkak të refuzimit të Starmerit për të bërë thirrje për armëpushim.

Qëndrimi i Starmerit është kritikuar nga figura të shquara të partisë, përfshirë kryetarin e bashkisë së Londrës Sadiq Khan, liderin laburist skocez Anas Sarwar dhe kryebashkiakun e Mançesterit, Andy Burnham.

Starmer ka miratuar qëndrimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Gazën, e cila me këmbëngulje thotë se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet” kundër sulmeve të Hamasit, por dështoi në thirrjen për një armëpushim pavarësisht se më shumë se 10 mijë palestinezë u vranë nga bombardimet izraelite.

Rripi i Gazës ka qenë nën bombardime të ashpra që kur Hamasi nisi ofensivë të befasishme kundër Izraelit më 7 tetor.

Të paktën 10.328 palestinezë, përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra, janë vrarë që atëherë. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i izraelitëve të vdekur është rreth 1.600.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re