Qeveria britanike po planifikon masa jashtëzakonisht të rrepta kundër cigareve, duke ndaluar efektivisht shitjen e tyre tek të rinjtë.

Masat, të cilat janë ende në shqyrtim, janë pjesë e një përpjekjeje të qeverisë së Rishi Sunak për t’u fokusuar te konsumatorët përpara zgjedhjeve të vitit 2024, të cilat sipas sondazheve të fundit e shohin atë pas laburistëve.

Një zëdhënës i qeverisë tha për The Guardian se qëllimi është që sa më shumë njerëz që të jetë e mundur të largojnë zakonin e dëmshëm deri në vitin 2030. Përveç kësaj, sipas planit, 1 milion cigare elektronike do të jepen falas, si dhe stimuj të tjerë për të lënë duhanin.

Edhe laburistët më parë kishin konsideruar ndalimin e shitjeve të duhanit për të rinjtë.

 

 

Qeveria Sunak, thekson The Guardian, po shqyrton masa të ngjashme me ato të prezantuara nga Zelanda e Re dhjetorin e kaluar.

Me këto masa u rrit gradualisht mosha në të cilën lejohet pirja e duhanit dhe kështu do të ndalohet efektivisht shitja për të lindurit pas 1 janarit 2009, ndërkohë që sasia e duhanit në produktet e tjera të duhanit është ulur dhe ato do të shiten vetëm nga dyqane speciale dhe jo supermarkete apo minimarkete.

 

Burimi:balkanweb.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re