Themeluesi i organizatës terroriste neo-naziste në Angli, Alex Davies, është dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën Old Bailey në Londër, Davies i cili u akuzua si themelues i organizatës së ndaluar terroriste neo-naziste të ekstremit të djathtë “National Action”, doli para gjyqtarit për vendimin.

Davies, i cili u përshkrua si një “ekstremist i ekstremistëve”, u dënua me 8.5 vjet burg.

Thuhet se Davies, i cili themeloi organizatën e ekstremit të djathtë “National Action” gjatë shkollimit të tij universitar në vitin 2013, luajti një rol aktiv dhe të rëndësishëm në harmoni me bashkëpunëtorët e tij duke u përpjekur të fshihte ekzistencën e vazhdueshme të organizatës.

– Vitin e kaluar u dënua me burg edhe një punonjës policie që ishte anëtar i organizatës

Në prill të vitit 2021, oficeri 22-vjeçar i policisë, Benjamin Hannam, u dënua me 4 vjet e 4 muaj burg pasi ishte anëtar i kësaj organizate të ekstremit të djathtë.

Me vendimin e marrë, Hannam u regjistrua si “polici i parë britanik që dënohet me burg për akuza të terrorizmit”.

Grupi i ekstremit të djathtë “National Action” në Britaninë e Madhe u shpall organizatë terroriste dhe u ndalua në dhjetor të vitit 2016.

Grupi antisemitik dhe supremacist i bardhë festoi gjithashtu vrasjen e deputetes laburiste, Jo Cox nga Thomas Mair në qershor të vitit 2016.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re