Në Britaninë e Madhe si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë humbur jetën 3 shqiptarë deri më tani. Autoritetet po përpiqen që të ndalin përhapjen e virusit vdekjeprurës, ndërkohë që sipas deklaratave të bëra nga zyrtarët, piku i sëmundjes ende nuk ka ardhur.

Korrespondenti i Top Channel në Britani, Arben Manaj, tha se viktimat janë një grua 60 vjeçare, një i ri dhe një shqiptar nga Kosova.

Autoritetet shëndetësore britanike kanë njoftuar se numri i vdekjeve në mbarë Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 4.934, me 621 raste të regjistruara vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Departamenti i Shëndetësisë së vendit po ashtu njoftoi se që nga mëngjesi i sotëm janë testuar gjithsej 195.524 persona, nga të cilët 47.806 rezultuan pozitiv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re