Prindërit e Archie Battersby, djalit 12-vjeçar nga Britania, i cili prej muajsh ndodhet në koma, po luftojnë në një betejë të fundit ligjore për jetën e djalit të tyre.

Ata po kërkojnë leje për ta transferuar djalin nga një spital në Londër, ku po trajtohet, në një qendër mjekësore “për një fund dinjitoz”, siç tha nëna e djalit, Holly.

“Nëse ata refuzojnë ta çojnë atë në një qendër, kjo do të jetë thjesht çnjerëzore dhe kundër dinjitetit të Archie,” tha ajo në një deklaratë, duke shtuar se “ne do të luftojmë deri në fund për të drejtën e Archie për jetë”.

Kërkesa e tyre është nën shqyrtim gjyqësor, raporton BBC.

Dje u refuzua ankesa e prindërve në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me vendim të mungesës së juridiksionit.

Pati vendime të mëparshme nga gjykatat britanike në shkallën e parë dhe të dytë që vendosën që mjekët mund ta shkëputnin djalin nga makineritë që e mbajnë në jetë. Sipas vlerësimeve të mjekëve nuk ka mundësi për ringjallje, ndërsa theksojnë se Archie është në rrezik të konsiderueshëm edhe me transportin e tij.

12-vjeçari është nën mbështetje mekanike dhe mjekim që prej datës 7 prill, kur u gjet pa ndjenja. Ndoshta, siç spekulon nëna e tij Holly, ai po merrte pjesë në ndonjë sfidë të rrezikshme në internet.

Vlerësimi i mjekëve, i cili u pranua edhe nga gjykatat, është se ai nuk ka funksion të trurit dhe nuk reagon ndaj stimujve.

Vendimet e gjykatës u dhanë mjekëve të drejtën të mbyllnin makineritë nga e mërkura, por një apel në GJEDNJ “ngriu” procesin. Deri në vendimin përfundimtar për fatin e djalit, asgjë nuk do të ndryshojë në trajtimin e tij. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re