Rrjeti britanik i filmave Cineworld njoftoi sot se ka tërhequr filmin “Zonja e Qiellit” nga programi i shfaqjes në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të protestave të muslimanëve jashtë kinemave të tij.

Tema qendrore e këtij filmi është jeta e vajzës së Profetit Muhamed, Fatimas.

Më shumë se 119,000 njerëz nënshkruan një peticion në internet për të tërhequr filmin, duke e quajtur atë “mosrespektues” dhe “racist”.

Sipas The Guardian, muslimanët protestuan jashtë kinemave Cineworld, duke e quajtur filmin “blasfemues”.

“Për shkak të ngjarjeve të fundit në lidhje me shfaqjen e ‘Zonja e Qiellit’, ne kemi vendosur të anulojmë shfaqjet e ardhshme në të gjithë vendin, për sigurinë e ekipeve tona dhe klientëve tanë,” tha një zëdhënës i grupit, i cili ka kinema kryesisht në Britania dhe SHBA.

Filmi u shfaq në kinematë në Britani të premten e kaluar. Ajo është e para, sipas regjisorit, që merret me personalitetin e Fatimas, vajzës së Profetit Muhamed.

Producenti ekzekutiv Malik Slimbak i tha Guardian se kinematë “duhet të mbrojnë të drejtën për të shfaqur filma që njerëzit duan të shohin në vend që t’i nënshtrohen presionit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re