Një trafikant qeniesh njerëzore nga Shqipëria është përzënë për herë të tretë nga Britania e Madhe. Kjo është hera e tretë brenda 2 viteve që ky shtetas do të deportohet për në Shqipëri.

Hazir Lala, u ndalua nga oficerët e NCA-së mbrëmjen e së premtes në Walthamstow. Ai u u mbajt në paraburgim dhe iu dorëzua Zyrës së Imigracionit për dëbim, ndërsa data e deportimit nuk është caktuar ende.

Lala rezulton një person me disa precedentë të mëparshëm penalë. Në prill të vitit 2016 ai u ndalua nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ai po udhëtonte i pasiguruar dhe me dokumente false asokohe, ndërsa iu pezullua leja e drejtimit për 15 muaj.

Ai u arrestua sërish në Britaninë e Madhe më 4 shtator 2016 për trafikim të paligjshëm klandestinësh dhe u ekstradua drejt Belgjikës ku u dënua për veprat penale “trafik klandestinësh” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

39-vjeçari u dënua me pesë vjet burg, por dënimi i tij u pezullua. Ai u urdhërua të paguajë gjithashtu një gjobë prej 102,000 eurosh.

Lala u rikthye sërish në Britaninë e Madhe por u dëbua për herë të dytë sipas Aktit të Emigracionit. Urdhri i dëbimit u nënshkrua më 7 prill 2020 dhe ai u deportua në Shqipëri më 19 gusht 2020.

Por mesa duket 39-vjeçari nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga “Toka e Premtuar”, duke u rikthyer për herë të dytë në Britaninë e Madhe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re