Skip to content

Britania dërgon ndihmë ushtarake në Ukrainë

Britania e Madhe do t’i dërgojë Ukrainës mbështetje ushtarake me vlerë 1 miliard funte (1.21 miliardë dollarë), duke e çuar mbështetjen e saj totale ushtarake dhe ekonomike që nga fillimi i luftës në 3.8 miliardë funte.

Qeveria britanike tha se ndihma e fundit dedikohet për pajisje, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, mjetet ajrore pa pilot dhe pajisjet e luftës elektronike.

Kryeministri britanik, Boris Johnson u bëri thirrje aleatëve gjatë Samitit të NATO-s në Madrid që të “bëjnë përpjekje të mëdha” në mbështetje të Ukrainës.

Britania është kontribuesi i dytë më i madh i mbështetjes ushtarake për Ukrainën, pas SHBA-së. Ajo është një nga nëntë vendet e vetme nga 30 anëtarët e NATO-s që përmbushin objektivin e Aleancës për të shpenzuar 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen.
Burimi: AA