Sipas gazetës Financial Times, Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord që të respektojë plotësisht angazhimet e saj financiare ndaj Bashkimit Evropian, deri në 50 miliardë euro, si pjesë e marrëveshjes me Brukselin për faturën e divorcit të “Brexitit”.
Gazeta e cila bazuar në burimet e saj diplomatike brenda bisedimeve, thekson se shifra reale do të jetë më pak se gjysma e angazhimeve të marra, shkruan rtv21.tv
Artikulli i Financial Times duket se konfirmon atë që raportoi më herët gazeta britanike Daily Telegraph e cila tha se Londra dhe Brukseli kanë rënë dakord që fatura e divorcit të jetë mes 45 dhe 55 miliardë eurove.
“Brexit” është shndërruar në një problem shumë të madh për kryeministren britanike dhe ka përçarë shumë qeverinë, ndërsa qartë shihet se premtimet para referendumit për një largim pa kushte nga BE-ja nuk ishin aspak të vërteta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re