Skip to content

Britania e Madhe: Suksese të vogla ruse dhe mijëra të vdekur në Donbass

 

“Në disa linja të frontit në Donbass, forcat ruse arritën vetëm suksese margjinale me koston e dhjetëra mijëra viktimave, duke shpërdoruar avantazhin e personelit ushtarak të mobilizimit të pjesshëm.” 

 

Kështu shkruan inteligjenca e Ministrisë Britanike të Mbrojtjes në raportin e përditshëm në Twitter.

 

“Është realiste të mendohet se shefi i shtabit Valery Gerasimov po kalon kufijtë e tolerancës ndaj dështimeve për udhëheqjen ruse”, thotë inteligjenca londineze. 

 

Gerasimov duhej të zgjeronte kontrollin rus mbi Donbass:

 

“Pas 80 ditësh është gjithnjë e më e dukshme se ky projekt ka dështuar”.

 

Sulmi ushtarak rus ndaj Ukraines eshte future ne diten e 402, dhe bilanci eshte gjiuthnje e me shume tragjik, me mijera viktima nga te dyja palet, forca ushtarake dhe civile.