Kryeministrja britanike, May, Kancelarja gjermane, Merkel dhe presidenti francez, Macron me një deklaratë të përbashkët shprehën vendosmërinë e tyre në mbështetje të marrëveshjes.
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron me një deklaratë të përbashkët shprehën vendosmërinë e tyre në mbështetje të marrëveshjes, shkruajnë mediet e huaja,transmeton Kosova Post.
Në një deklaratë nga zyra e tre liderëve thuhet se “Si liderë të këtyre tre shteteve i kushtojmë vëmendje qëndrimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për moskonfirmimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe shprehim shqetësimet për pasojat e mundshme të këtij vendimi”.
Në deklaratë theksohet vendosmëria për zbatimin e planit të përbashkët të veprimit (JCPOA) nga të gjitha palët dhe se kjo shërben për interesat e përbashkëta të sigurisë kombëtare.
Më tej potencohet vendosmëria e liderëve për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re