Britania e madhe ka nisur një fushatë reklamuese që i drejtohet shqiptarëve për t’i penguar ata të emigrojnë në mënyrë ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pedagogu shqiptar në Britani, Andi Hoxhaj në një lidhje për Tirana Live ka dhënë detaje në lidhje me fushatën që u bë një vit më parë në rrjet sociale për emigrantët.

Sipas tij ishte një fushatë dizinformimi që bëri dhe që qeveria britanike të ndërmerrte masa më të forta në lidhje me ndalimin e emigrimit ilegal.

“Kjo pjesë e fushatës është për të luftuar emigrimin ilegal, dhe në parlamentin anglez është në fazën finale në parlament dhe pritet se çdo do të ndodhë me këtë. Është një fushatë informuese, pasi në rrjetet sociale pati shumë dizinformim, ku thuhej shumë shqiptarëve dhe të tjerëve u thuhej se m und të merrnin azil. Por nuk dihet nëse do të mundet apo jo të kete efekt një gjë e tillë.

Kjo si kohë është efektive dhe vitin e kaluar në tremujorin e dytë mbi 5-6 mijë shqiptarë dhe të tjerë erdhën pasi ishin kushtet atmosferike që e bënin më të lehtë udhëtimin me gomone. Pjesë e studimit është analizimi i politikave që ka Britania me vendin tonë, dhe ato që kanë qenë ndër vite por duket se në krye të listës është emigrimi dhe krimi i organizuar, Shqipëria në këto momente bashkëpunimin e ka shtrirë në fushën e krimit të organizuar dhe në emigrim. Emigrimi është një ndër problemet kryesore por ka edhe mundësi që këtë lloj emigrimi për ta kthyer në legal. Ne po hartojmë dhe po mundohemi që të zbulojmë politikat e Britanisë në lidhje me këtë drejtim. Ka edhe disa politika kryesore ku duket se ka një shtrirje në arsim dhe në kulture dhe pritet që të ketë një shtrirje bashkëpunimi për të bërë një emigrim legal dhe pse një gjë e tillë do të kërkojë shumë kohë për të dy palët”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Hoxhaj është shprehur se Shqipëria si shumë vende të tjera është në listën e vendeve që nuk janë të rrezikshme dhe për këtë kthimi i emigrantëve në vendlindje është më i lehtë.

Sipas tij ka rreth 200 kthime emigrantësh në muaj, ndërkohë që deri në fund të këtij viti të ketë një rritje kthimesh.

“200 kthime në muaj dhe shumë nga ato që erdhën vitin e kaluar të kthehen këtë vit, është një ndër ambicjet që ka Britania. Ndërsa shumë aplikantë që kanë kërkuar azil do ta kenë më të vështirë kthimin”, ka thënë ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re