BBC ka bërë publike masat që do të ndërmarrë qeveria e Britanisë për të goditur financiarisht Rusinë.

Kryeministri Boris Johnosn ka nisur të tregojë për sanksionet që qeveria angleze do të vendosë kundër Rusisë. Duke e cilësuar Presidentin Putin si një “agresor gjakatar”, Johnson deklaroi se të gjitha bankat e mëdha ruse do të përballen me një ngrirje totale asetesh nga Britania.

Kryeministri deklaroi po ashtu se javën e ardhshme, do të kalojë legjislacioni për të ndaluar kompanitë e mëdha ruse në ngritjen e financave e borxheve në tregjet britanike.

Boris Johnson deklaroi se do të ketë një limit në depozita në bankat britanike për rusët.

Aeroflot, kompania më e madhe ruse e fluturimeve, nuk do të lejohet të operojë në Britani. Një kontroll i fortë do të ushtrohet për ekortet e teknologjisë në drejtim të Moskës, shtoi kryeministri britanik.

Masa të ngjashme do të merren edhe për Bjellorusinë shtoi kryeministri britanik, ndërsa më tutje deklaroi

“Oligarkët (në Londër) nuk do të kenë ku të fshihen”

Në 10 pika, këto janë sanksionet e rënda që Britani i vendos dhe do të vendosë ndaj Rusisë:

1.Bankave të mëdha ruse do t’u ngrihen asetet dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar britanik. Kjo do të ndalojë rusët në aksesimin e sterlinës dhe ndalimin e bërjes së pagesave përmes Britanisë.

2.Legjislacioni (së shpejti) do të ndalojë të gjitha kompanitë e mëdha ruse dhe shtetin rus që të mund të ngrenë financa apo të marrin borxhe në tregjet britanike

3.Ngrirja e aseteve do të vendoset në 100 entitete e individë.

4.Komapnia Aeroflot do të ndalohet të hyjë në territorin britanik

5.Do të ndalohen licencat e eksportit që mund të përdoren për arsye ushtarake

6.Brenda pak ditëve, Britania do të ndalojë eksportin e mjeteve teknologjike dhe të përpunimit të naftës drejt Rusisë.

7.Depozitat e rusëve nëpër bankat britanike do të bëhen me një limit të caktuar

8.Po diskutohet mundësia për të bërë të pamundur që Rusia të përdorë ‘Sëift-in për pagesat

9.Sanksione të ngjashme do të vendosen edhe për Bjellorusinë, duke patur parasysh rolin e saj në pushtimin rus në Ukrainë.

10.Britania do të përpilojë një ligj për krimin ekonomik në muajin prill



Post Views:
85

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re