Britania e Madhe është thellë e shqetësuar nga përkeqësimi i situatës shëndetësore të opozitarit rus Alexei Navalny i cili ndodhet në burg.

Ministria e Jashtme britanike në një deklaratë i bëri thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë Navalny-n i cili është i arrestuar për “arsye politike”.

“Ka shqetësim të thellë nga lajmet lidhur me përkeqësimin e situatës shëndetësore të Navalny-t”, thuhet në deklaratën ku kërkohet që të lejohen punonjës të pavarur të shëndetësisë që të vëzhgojnë situatën shëndetësore të Navalny-t.

Opozitari rus Navalny njoftoi fillimin e grevës së urisë duke treguar si arsye refuzimin e kërkesës së tij për ndihmë mjekësore në burgun ku ai ndodhet.

Navalny u arrestua dhe u vendos në burg pasi gjykata e Moskës më 2 shkurt, dënimin e pezulluar me 3.5 vite burg me të cilin Navalny ishte dënuar si rezultat i një çështjeje për korrupsion në të kaluarën e ktheu në dënim me burg prej 2.5 vitesh duke llogaritur edhe kohën që ai ka kaluar në arrest shtëpiak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re