Britania e Madhe njoftoi të hënën se ekstremistit të djathtë danez Rasmus Paludan do t’i refuzohet hyrja në Britaninë e Madhe, ku ai planifikoi të kryente aktin provokues të djegies së një kopje të Kur’anit.

Ministri i Sigurisë Tom Tugendhat, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga deputeti Simon Lightwood, tha se Paludan nuk do të lejohej të hynte në vend për të djegur Kur’anin.

“Politikani danez, islamofobiku i ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan, tha se do të udhëtonte nga Danimarka në Wakefield me qëllimin e vetëm për të djegur Kur’anin në një vend publik”, tha Lightwood në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Ai kujtoi se Paludan ishte më parë në burg në Danimarkë për deklarata të urrejtjes dhe racizmit.

“Ai është një njeri i rrezikshëm”

“Ai është një njeri i rrezikshëm që nuk duhet lejuar të hyjë në këtë vend. A mundet ministri të më sigurojë mua dhe komunitetin tim se qeveria po merr masa për ta parandaluar atë?”, pyeti Lightwood.

Tugendhat tha se Paludan nuk do të lejohej të hynte, duke deklaruar se nuk do të ishte e dobishme për të mirën publike.

Paludan njoftoi në mediat sociale gjatë fundjavës se do të udhëtonte në qytetin anglez të Wakefield për të djegur një kopje të Kur’anit në ditën e parë të Ramazanit.

Më 21 janar të këtij viti, një politikan danezo-suedez i ekstremit të djathtë dogji një kopje të Kur’anit përpara ambasadës turke në Suedi, gjatë një programi të miratuar nga policia.

Disa ditë më vonë, ai bëri të njëjtën gjë para një xhamie në Danimarkë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re