Kryeministri Edi Rama nga selia e PS, ka mohuar raportimet nga mediat britanike se në Shqipëri do të instalohet një kamp refugjatësh.

Rama deklaroi se vendi ynë nuk do jetë asnjëherë një vend ku vendet shumë të pasura do krijonë kampe për refugjatët e tyre.

Pyetje: Si e shpjegoni faktin që mediat brtianike i mëshojnë faktit që ministrat janë shpresëplotë për një marrëveshje për instalimin e një kampi refugjatësh këtu në Shqipëri?

Edi Rama: S’jam këtu për të shpjeguar se pse i bëjnë këto, por meqë më pyesni Shqipëria s’do jetë kurrë një vend ku vendet shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re