Një fregatë britanike (luftanije), ka shoqëruar një luftanije ruse përmes Detit të Veriut pranë ujërave të Mbretërisë së Bashkuar në ditën e Krishtlindjeve, ka raportuar marina Mbretërore.
Në raport thuhet se “HMS St Albans” ka monitoruar veprimtarinë e Admiralit Gorshkov në fushat me interes kombëtar”. Rusia nuk ka komentuar mbi këtë çështje, raporton BBC, shkruan indeksonline.Marina Mbretërore tha se kishte pasur një “rritje të shpejtë të njësitë ruse që kalonin në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar”.
Britania kohët e fundit paralajmëroi për një kërcënim të ri të paraqitur nga Rusia ndaj kabllove të internetit nën det.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ajrit, Sir Stuart Peach, shefi i stafit të mbrojtjes, tha më parë këtë muaj se Britania dhe NATO duhet t’i japin përparësi mbrojtjes së linjave të komunikimit. Ai tha se “menjëherë dhe potencialisht prerja e tyre do të ishte katastrofike për ekonominë në qoftë se ato do të ndërpriten. Kabllot kalojnë nëpër shtratin e detit, duke lidhur vendet dhe kontinentet.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re