3 javë nga vendimi i Bashkimit Europian edhe Britania e Madhe ka vendosur të njohë pasaportat e vaksinimit të lëshuara nga Shqipëria.

Lajmi u dha nga ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Diplomati britanik shkruan se prej 11 tetorit certifikata e vaksinimit shqiptar do të konsiderohet e vlefshme duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e lirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re