Britania e Madhe po u ofron para disa të burgosurve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar në shkëmbim të largimit nga Britania e Madhe. 1 mijë e 500 funta është shifra monetare për rikthim në Shqipëri, ku tashmë edhe fluturimet për një gjë të tillë janë rritur, pas marrëveshjes mes dy vendeve dhjetorin e kaluar për të frenuar dhe penguar migrimin e paligjshëm.

BBC shkruan se ka folur me dhjetëra njerëz në disa prej këtyre fluturimeve dhe zbuloi se shumica vinin nga burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Një burrë rreth 30-vjeçar i ka thënë se atij iu ofruan 1 mijë e 500 funte për t’u kthyer në shtëpi, sipas një programi të veçantë të quajtur Skema e Kthimit të Lehtësuar.

“Oficeri i emigracionit erdhi të na takojë. Ata pyesin nëse doni të ktheheni [në Shqipëri] apo të qëndroni në MB. Ata shpjeguan se nëse ktheheni, ju heqin një vit nga dënimi”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re