Një ditë më parë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe nisi zbatimi i marrëveshjes për riatdhesimin e 200 të burgosurve shqiptare që ndodhen në Anglisë.

Për këtë juristi Redi Ramaj tregoi në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV problematikat që do të hasen, duke nisur që me kapacitetet.

Sipas tij, Britania po përdor shqiptarët për të fituar kredo politike, ndërsa theksoi se kjo nuk e zgjidh problemin që ky vend ka me emigracionin.

Ramaj u shpreh se ky është një lajm propagandistik që bëhet në bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike.

Pjesë nga biseda ne studio

Redi Ramaj: Problemin e kanë me emigrantet nga të gjitha vendet. Qeveria e Britanisë se Madhe  që është një problem i tyre e mban këtë kartë se është e sulmuar dhe përdor shqiptarët si rastin ekstrem mbase edhe për të fituar kredo politike. Jo vetëm që nuk është zgjidhje për Britaninë që të largojnë 200 shqiptarë, por mendoj se është lajm propagandistik që në bashkëpunim me qeverinë shqiptare ti japin një zgjidhje apo një sistemim apo një mesazh emigrantëve që shkojnë që do përfundojnë sërish në Shqipëri.

A mund të kemi rrezik për arratisje?

Redi Ramaj: Pa diskutim, ne nuk kemi kapacitete në IEVP tona, edhe pse janë ndërtuar disa institucione kemi mbi popullim, kemi dhome me 5-6 persona. Mekanizmat që përdorin për këto institucione janë të vjetërsuara. Nuk kemi mjek, trajtime me mjek mungojnë. Edhe një që kishim në burgun e Zaharisë është mbyllur. Pra kapacitetet janë të kufizuara. Ne kemi një politikë penale që të arrestojmë, të mbajmë në burg pastaj të gjykojmë.

Sa kohë zgjat procedura e riatdhesimit?

Redi Ramaj: Mendoj që është një procedurë e gjatë. Kjo procedure mund të shpejtohet aq kohë sa e lejojnë legjislacioni shqiptar dhe britanik. Por besoj se do bëhet pjesë pjesë. Është situatë jo normale kur një shtet për arsye të veta politike etiketon një grup. 200 persona për qeverinë britanik është një numër i papërfillshëm, ndërsa për Shqipërinë është një numër i konsiderueshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re