Tabloidi britanik The Sun ngre shqetësimin për shpenzimet e larta që po paguan qeveria britanike për të kthyer në vendet e tyre emigrantë të paligjshëm apo shtetas të huaj që kanë shkelur ligjin, përfshirë edhe ata shqiptarë.
Sipas The Sun ata po depërtohen me avionë privatë ku thuajse më shumë se gjysma e vendeve janë bosh.
“35 avionë të angazhuar nga Home Office fluturuan për të kthyer në vendet e tyre rreth 1500 persona nga Pakistani, Xhamaika, Nigeria dhe Gana. Në një avion drejt Pakistanit ishin 29 të depërtuar dhe 62 persona nga stafi dhe 177 vende bosh” shkruan The Sun.
Në një udhëtim drejt Xhamaikës, u panë 42 persona që do të ktheheshin mbrapsht dhe një staf prej 138 personash.
Kurse, në një udhëtim drejt Shqipërisë, për të kthyer mbrapsht 36 persona, u mor një avion me 111 vende.
Reagimi ka ardhur pasi Home Oficce deklaroi vitin e kaluar 2.1 milion paund shpenzime vjetore për të tilla kthime dhe kostoja ishte e lartë pasi mjaft bileta ishin anulluar pasi azilkërkuesve iu ishte dhënë e drejta e ankimimit.
250,000 paund u deshën vetëm për të kthyer në vendin e tij vetëm një maroken.
Këto shpenzime të mëdha që po bëhen me avionë privatë për të kthyer mbrapsht personat e dëbuar nga Britania janë kritikuar nga John O’Connell, shefi ekzekutiv i Aleancës së Tatimpaguesve.
“Tatimpaguesit do të hutohen me koston e këtyre deportimeve.Nuk duket e arsyeshme që qeveria të paguajë më shumë para për kriminelët e huaj për të udhëtuar në shtëpi me avionë privatë kur fluturimet komerciale janë në dispozicion për shumë nga këto udhëtime.Sistemi për heqjen e shkelësve duhet të përmirësohet në mënyrë dramatike dhe alternativa më e lirë të ndiqen kudo që të jetë e mundur” ka thënë ai.
Deputeti Tory Philip Hollobone deklaroi mbrëmë: “Shumica e njerëzve do të luftojnë për të kuptuar pse janë të nevojshme avionët privatë për t’i kthyer këta njerëz. Duhet një shpjegim i qartë se paratë shpenzohen me mençuri “.
Një zëdhënës i Home Oficce tha se: “Shumica e kthimeve të detyruara të imigracionit janë ndërmarrë duke përdorur fluturime të planifikuara”./oranews/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re