Skip to content

Britania premton se do të vazhdojë të furnizojë me armë moderne Ukrainën

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Lufta në Ukrainë ka hyrë në një spirale pa rrugëdalje. Britania e Madhe ka njoftuar sot se do të vazhdojë të furnizojë Kievin me armë pavarësisht paralajmërimeve nga Moska.

 

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace theksoi se Londra do të dërgojë artileri, sisteme radari, më shumë se 1600 armë antitank, mbi  50 mijw fishekë dhe qindra dronë në Ukrainë. Wallace tha me tej se ata dhe partnerët ndërkombëtar do të sigurohen që Ukraina të ketë mjetet për të mbrojtur vendin nga pushtimi i paligjshëm i Putinit.

 

Lëvizja e Britanisë vjen vetëm një ditë pasi shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov paralajmëroi Perëndimin duke thënë se vazhdimi i furnizimit me armë për Kievin jo vetëm që do të shtynte fundin e luftës, por gjithashtu do të ndryshonte taktikat e Kremlinit duke tentuar territore përtej Donbasit.

 

Edhe më i ashpër në një reagim u tregua ish-presidenti rus Dimitri Medvedev, i cili shkroi se Ukraina mund të humbasë sovranitetin e saj shtetëror dhe të zhduket nga harta botërore.

 

Sipas tij Ukraina humbi pavarësinë e saj në grushtin e shtetit kundër Janukoviç në vitin 2014 dhe ra nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Perëndimit. Medvedev tha më tej se kriminelët ukrainas me siguri do të gjykohen për mizoritë e kryera kundër popullit të Ukrainës dhe Rusisë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë