Zakonisht, kur është fjala për ndonjë moshë rekord ende në jetë, ofrohet një arsyeje kinse racionale se pse, pra se cili është sekreti i kësaj apo asaj jetëgjatësie.

Disa qëndrojnë, kur është fjala për aktivitetin fizik, mosabuzimin, regjimin ushqimor dhe zgjedhjet shpirtërore.

Por te një rast i fundit duket se arsyeja e jetëgjatësisë është një marrëzi me brirë.

Britanikja Ada Daniel mori urime më shumë se 300 dashamirës, ​​duke përfshirë dhe nga Mbreti dhe Mbretëresha, në ditëlindjen e saj të 108-të.

Ajo jeton në shtëpinë e të moshuarve në Codnor Park Care në Derbyshire, nga ku ka zbuluar recetën e saj për jetëgjatësinë.

Koordinatorja e shtëpisë së të moshuarve ku Ada jeton që në moshën 103-vjeçare tha si më poshtë:

“Një herë e pyeta se cili ishte sekreti i saj dhe ajo tha se ishte se ajo kishte qen, jo fëmijë. Ajo kishte shumë zagarë,” citoi koordinatorja fjalët e Adës. E natyrshme është që mospasja e një fëmije nga një gruaja të ta shkurtojë jetën, pasi bëhet fjalë për një denatyralizim që mund të ndikojë për keq në aspektin shpirtëror. Gruaja nuk është krijuar për të rritur qen por fëmijë. Ndaj, jetëgjatësia e saj, me gjasë jo dodmodoshmërisht ka një shpjegim tokësor.

Ada lindi në Ambergate në vitin 1915. Në moshën 27-vjeçare, ajo u martua me bashkëshortin e saj të ndjerë të kohës së luftës Percy. Çifti nuk kishte fëmijë, ndërsa burri vdiq në moshën 73-vjeçare.

Ada vazhdoi të jetonte në bashkëjetesë me qentë, duke shijuar shëtitjet e përditshme. Ajo hyri në shtëpinë e të moshuarve në moshën 103-vjeçare dhe sipas faqes së internetit Oldest In Britain, Ada është personi i 65-të më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re